Përfaqësime në Gjykatë
Ofrimi i shërbimeve nga TLAS vazhdon të përqëndrohet në informacionin dhe këshillimin ligjor si dhe në përfaqësimet në gjykatë e përpara organeve administrative.
Përqindja e suksesit të cështjeve ligjore të TLAS, të cilat janë trajtuar nëpërmjet përfaqësimit në gjykatë, gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2009 ka qënë 82% (tetedhjete e dy perqind).
Gjatë vitit 2009, në gjykatë janë përfaqësuar 430 raste. Gjatë 2009, këshilltarët e TLAS kanë administruar 1,242 cështje paraligjore dhe kanë zgjidhur në favor të përfituesve 95% (nentedhjete e pese përqind) të rasteve.

