Publikime
TLAS publikon dhe shpërndan revistën e TLAS, postera, fletëpalosje si dhe botime të tjera nëpërmjet aktiviteteve të street law.
Gjatë viteve të veprimtarisë së tij TLAS ka botuar dhe shpërndarë mjaft materiale të rëndësishme informuese dhe ndërgjegjësuese si për shembull Manuali për Kodin e Procedurave Administrative; fletëpalosje të vecanta për të drejtën e informimit; për ligjin për Gjendjen Civile; për nevojën e regjistrimit të lindjeve; udhëzuesin ligjor “Si dhe Kush përfiton nga përfitimet shoqërore”; hedhjen e disa prej këtyre materialeve në kaseta audio për pakicat në Shqipëri; studimin për “nevojat ligjore të Komunitetit Rom”; studimin për “Opinionin e Klientëve të TLAS për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve të ndihmës ligjore”. Këto publikime synojnë ndërgjegjësimin e publikut për këto tema, por ato përmbajnë edhe të dhëna mbi shërbimet e ofruara nga TLAS.
TLAS ka filluar të përdorë një strategji për publikimin e punës së tij në media. Përpjekjet për publikimin e kësaj pune në shtypin e përditshëm dhe në emisionet radiofonike janë hapat për zbatimin e kësaj strategjie. Nga ana tjetër, media e përdor TLAS i burim për çështje të rëndësishme ligjore.

