Seminare dhe Trajnime 2008 - 2009
Tiranë, Shkurt 2008. U organizua tryeza me pjesëmarrjen e anëtarëve të shoqatës Kombëtare për Mbrojtjen e Punës dhe të Demokracisë në Shqipëri.
Durrës, Shkurt 2008. U organizua seminari me nëpunës të zyrave të gjendjes civile Durrës, si dhe anëtarë të shoqatës Alba-Rom, Shoqata Durrësi, Shoqata e Grave me Probleme Sociale, në lidhje me rritjen e aksesit të publikut në drejtësi përmes përmirësimit të shërbimit, rritjes së transparencës dhe etikës profesionale.
Tiranë, Mars 2008. U organizua seminari me anëtarët e shoqatës “Zemra e Nënës”, për forcimin institucional të organizatave që kanë si anëtarë të tyre grupet e synuara të TLAS.
Tiranë, Korrik 2008. Seminar trainues me anëtarët e shoqatës “Alba Rom”, me temë “Ndërgjegjësimi i Komunitetit Rom për njohjen dhe kuptimin e disa ndryshimeve të ligjit të gjendjes civile dhe roli i shoqatave në përmirësimin e këtij shërbimi nga strukturat lokale”.
Tiranë, Shtator 2008. Seminar trainimi i organizuar me përfaqësuesit e shoqatave Rome në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, me temë forcimi i kapaciteteve të organizatave rome dhe ndihma ligjore për regjistrimet civile.
Tiranë, Tetor 2008. Konferencë e Koalicionit BKTF e kryesuar nga TLAS, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Z. Sali Berisha dhe Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Z. John L. Withers II.
Tiranë, Nëntor 2008. Seminar trainues me anëtarët e Qendrës për një Vizion Bashkëkohor Rom për “Ndërgjegjësimin e Komunitetit Rom për ndryshimet e ligjit “Për Gjendjen Civile” si dhe programet sociale që ofron shteti”.
Tiranë, Qershor 2008. Tryezë e rrumbullakët me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Komitetit Shqiptar të Helsinki, Dhomës Kombëtare të Avokatisë, etj me temë “Përmirësimi i Sistemit të Ndihmës Ligjor kusht për rritjen e aksesit në drejtësi.
Tiranë, Korrik 2008. Tryezë e rrumbullakët me punonjës të zyrave të gjendjes civile nga i gjithë vendi (340 pjesëmarrës), për rritjen e shkallës së perceptimit të ndryshimeve në ligjin e gjendjes civile për regjistrimin e lindjeve.
Elbasan, Shtator 2008. Seminar trainues me punonjësit e administrates gjyqësore, avokatët dhe gjyqtarët e Gjykatës së Rrethit Elbasan, për “Ndihmën ligjore dhe aksesi ne gjykate i komuniteteve vulnerable (komuniteti rom dhe egjiptian)”.
Fier, Shtator 2008. Seminar trainues me punonjësit e administratës gjyqësore, avokatët dhe gjyqtarët e Gjykatës së Rrethit Elbasan, për “Ndihmen ligjore dhe aksesi ne gjykate i komuniteteve vulnerabël (komuniteti rom dhe egjiptian)”.
Vlorë, Tetor 2008. Tryezë e rrumbullakët me përfaqësues të pushtetit lokal, avokatë, gjyqtarë, etj për “Përsosjen e Sistemit për Ofrimin e Ndihmës Juridike në Shqipëri”.
Shkodër, Tetor 2008. Tryezë e rrumbullakët me përfaqësues të pushtetit lokal, avokatë, gjyqtarë, etj për “Përsosjen e Sistemit për Ofrimin e Ndihmës Juridike në Shqipëri”.
Korçë, Nëntor 2008. Tryezë e rrumbullakët me përfaqësues të pushtetit lokal, avokatë, gjyqtarë, etj për “Përsosjen e Sistemit për Ofrimin e Ndihmës Juridike në Shqipëri”.
Elbasan, Janar 2009. Seminar trainimi për punonjësit e administratës së gjendjeve civile. “Rritja e aksesit te komuniteteve vulnerabel ne sherbimet e Gjendjes Civile.
Fier, Janar 2009. Seminar trainimi për punonjësit e administratës së gjendjeve civile. “Rritja e aksesit te komuniteteve vulnerabel ne sherbimet e Gjendjes Civile.
Durrës, Shkurt 2009. Seminar trainimi për punonjësit e administratës së gjendjeve civile. “Rritja e aksesit te komuniteteve vulnerabel ne sherbimet e Gjendjes Civile.
Tiranë, Shkurt 2009. Seminar trainimi për punonjësit e administratës së gjendjeve civile. “Rritja e aksesit te komuniteteve vulnerabel ne sherbimet e Gjendjes Civile.
Shkoder, një seminar trainues në datën 18 Dhjetor 2009
Lezhe, një seminar trainues në datën 23 Dhjetor 2009
Berat, një seminar trainues në datën 26 Dhjetor 2009
Pukë dhe Malësia e Madhe, një seminar trainues në datën 27 Dhjetor 2009
Vlorë, një seminar trainues në datën 30 Dhjetor 2009
Tiranë, Tetor 2009. Seminar i organizuar në kuadrin e projektit “Përmirësimi i sistemit të paraburgimeve në Shqipëri”, financuar nga OSFA/SOROS me mbështetjen e Avokatit të Popullit. Tema e seminarit ishte “Monitorimi i shkeljeve të të drejtave themelore të njeriut për individët e mbajtur në paraburgim dhe paraqitja e rasteve konkrete në gjykatë”.
Tiranë, Nëntor 2009. Tryezë e organizuar me aktorët kryesorë të fushës për paraqitjen e rekomandimeve, në bazë të analizës dhe studimit të kuadrit ligjor për ndihmën dhe shërbimet shoqërore dhe marrjen e mendimeve nga këta aktorë.

