DEKLARATË PËR SHTYP

Shërbimi Ligjor Falas Tiranë po implementon zbatimin e projektit "Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave të të akuzuarve". Ky është një projekt rajonal i cili kryesisht targeton avokatët të cilët caktohen si mbrojtës kryesisht të të akuzuarve përpara gjykatave, si dhe organizatat e shoqërisë civile nga të pesë vendet, që janë aktive në fushën e reformave në drejtësi dhe të sundimit të ligjit.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në përmirësimin e sistemit të mbrojtjes ligjore të të akuzuarve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, përmes një sistemi transparent caktimi, pagese dhe kompetence të avokatëve që caktohen kryesisht. Projekti është financuar nga USAID-i përmes programit të Rjetit Rajonal Ballkanik të Sundimit të Ligjit zbatuar nga Dhoma Amerikane e Avokatisë në Iniciativën për Sundimin e Ligjit, për një periudhë prej 12 muajsh.

Përfundimet e analizës krahasuese lidhur me mbrojtjen ligjore në çështjet penale në të pesë vendet e rajonit si dhe puna e grupeve të punës të cilët diskutuan problemet në funksionimin e mbrojtjes ligjore në çështjet penale, treguan se të pesë vendet e rajonit po përballen me sfida serioze për të siguruar cilësi në aksesin në drejtësi për të gjithë shtetasit.

Në përputhje me parashikimet e Kodit Penal në Shqipëri, Bosnjë dhe Herzegovinë, Kosovë, Maqedoni e Serbi, ndihma ligjore falas i jepet të gjithë atyre personave që akuzohen për një vepër penale dhe të cilët janë në pamundësi për të paguar një avokat. Megjithatë, përvoja e deritanishme tregon se të gjitha vendet e rajonit ndeshin probleme në impelmentimin e ligjit në praktikë dhe në garantimin e aksesit të drejtë për të gjithë qytetarët. Problemet më të mëdha në përftimin e mbrojtjes së duhur ex-offico për të akuzuarit më së shumti lidhen me: mungesën e transparencës në caktimin e mbrojtësve ex-officio, moskompensimi i duhur i avokatëve të caktuar si dhe kompetenca e tyre për të ofruar mbrojtje për të akuzuarit.

Praktika që ekziston aktualisht në Shqipëri është një pengesë më trajtim të pabarabartë të avokatëve, me një mungesë serioze të kapaciteteve dhe dedikimit të avokatëve dhe ekzistenca e disa praktikave të ndryshme të cilat ndryshojnë nga njëra gjykatë në tjetrën. Mungesa e praktikave të unifikuara krijon mundesinë për korrupsion dhe shkatërrim të të gjithë sistemit. Pasoja e kësaj praktike është rrezikimi i të drejtës për një proces të rregullt ligjor.

Avokatët duhen të shpërblehën në mënyrën e duhur për punën e tyre. Sistemi i duhur i pagesave të avokatëve është i rëndësishëm për ushtrimin e të drejtës për proces të rregullt ligjor. Praktika ekzisituese në Shqipëri nuk është e qëndrueshme dhe ka një mungesë motivimi mes avokatëve për të pranuar çështje të përfaqësimit ex-officio.

Avokatët me mangësi kapacitetesh mund t’i shkaktojnë dëme serioze të akuzuarve dhe të rrezikojnë në mënyrë të dukshme substancën e të drejtave të tyre. I gjithë sistemi i rritjes së kapaciteteve të avokatëve ex-officio duhet të jetë i Dhomës Kombëtare.

Disa rekomandime që vijnë për përmirësimin e sistemit janë:

  • Rregullore e re e Dhomës me të gjithë rregullat dhe procedurat për t’u ndjekur lidhur me mënyrën e caktimit të avokatëve ex-officio.
  • Rifreskimi i listës së avokatëve të Dhomës;
  • Instalimi i softëare-t që do të caktojë avokatët ex-officio;
  • Sanksione për gjykatat të cilat nuk respektojnë listën;
  • Tarifa të reja për avokatët ex-officio;
  • Unifikim i pagesave për të gjitha procedurat ligjore;
  • Ndyshimi mënyrës së pagesës së avokatëve dhe kryerja e saj bazuar në orët e punës;
  • Thjeshtim i procedurës administrative për pagesat e avokatëve ex-officio;
  • Përfshirja e sistemit të ndihmës juridike në sistemin e mbrojtjes ex-officio;
  • Përcaktimi i përgjegjësisë së plotë të Dhomës për edukimin e avokatëve si dhe për mbajtjen e të dhënave për çdo avokat që caktohen të përfaqësojnë ex-officio;
  • Përfshirja e shkeljeve disiplinore në dosjen e çdo avokati;
  • Ndryshimi i Kodit të Procedurës penale i cili parashikon se avokati caktohet nga Prokurori.

Shërbimi Ligjor Falas Tiranë