Mangësitë në ligjet Europiane të Shtetësisë lënë mijëra fëmijë pa shtetësi.

Strasbourg – Një raport i publikuar ditën e sotme nga Rrjeti Europian i Pashtetësisë nxjerr në pah që mijëra fëmijë po rriten pa mbrojtjen minimale që  vendi i tyre  duhet t’u ofrojë qytetarëve, për shkak të mangësive në ligjet kombëtare dhe ligjet që qeverisin procedurat e regjistrimit te lindjeve. Raporti Asnjë fëmijë nuk duhet të jetë pa shtetësi”, i cili bazohet në një analizë të gjerë të ligjeve të shtetësisë  në të 47 shtetet e Këshillit të Europës, detajon një sërë problemesh shqetësuese dhe jep rekomandime për të drejtuar veprimet , per të adresuar – dhe për të përfunduar- pashtetësinë e fëmijëve ne Europë.

Rrjeti Europian i Pashtetësisë, që përfaqëson rreth 50 organizata të shoqërisë civile nga gjithë Europa, ka iniciuar një fushatë të re : “ Asnjë fëmijë i Europës nuk duhet të jetë pa shtetësi”, për të rritur ndërgjegjesimin  dhe promovimin e zgjidhjeve konkrete per ceshtjen.

Shërbimi Ligjor Falas Tirane, TLAS,   është anëtar i Rrjetit Europian të Pashtetësisë, dhe kohët e fundit ka publikuar një studim  per kete qellim, duke iu bashkuar  dhe kontribuar në këtë menyre ne fushatën Pan-Europiane.  Baza aktuale ligjore  ne Shqiperi, qe   lidhet me pashtetësinë, ende nuk e përfshin terësisht kuadrin ligjor ndërkombëtar.  Referuar  konventave  ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria , jane konstatuar  boshllëqe apo  dhe pasaktësi  në legjislacionin vendas,  të cilat duhet të adresohen për të arritur përputhjen me standartet ndërkombëtare dhe Europiane në fushën e pashtetësisë së fëmijëve dhe tw plotesohen me tej kërkesat e nevojshme te  marrëveshjes  se integrimit Europian.

Megjithë përmirësimet e ndjeshme në sistemin e regjistrimit të lindjeve dhe të shtetësisë ne Shqiperi, Shërbimi Ligjor Falas, Tiranë, gjykon të rëndësishem ne vazhdimesi  rritjen e fokusit dhe te ndërgjegjësimit të autoriteteve shtetërore përgjegjëse për këtë ceshtje.


Chris Nash, Drejtor i Rrjetit Europian të Pashtetësisë shprehet_” Asnjë fëmijë nuk zgjedh të jetë pa shtetësi. Cdo fëmijë i përket një komuniteti. Pashtetësia ende vazhdon të jetë ekzistente sepse shtetet Europiane kanë dështuar të sigurojnë që fëmijët e lindur në kufijtë e Europës ose nga prindër Europian të kenë një shtetësi. Për një fëmijë, paaftësia për të siguruar kombësinë mund të ketë pasoja të mëdha, prodhon  dhunë  dhe passjelle  cënimin e të drejtave themelore të njeriut.

Duke e konsideruar raportin si një kontribut të rëndësishëm për të zgjidhur cështjen, Nils Muiznieks, Komisioner i Këshillit Eurpoian për të drejtat e njeriut, u shpreh : “ Pashtetësia rrit  vulnerabilitetin e fëmijëve ndaj dhunimeve serioze të të drejtave fëmijëve, si trafikimi, shfrytëzimi seksual dhe adoptimi ligjor. Fëmijët pa shtetësi shpesh përballen me forma të ndryshme të marxhinalizimit. Por, pashtetësia është një ceshtjë e zgjidhshme dhe ky raport tregon nëse qeveria, aktorët rajonalë, strukturat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Kombet e Bashkuara, agjensitë e Kombeve të Bashkuara dhe organizatat e shoqërisë civile, strategjitë për veprim mund të zhvillohen me tej për të trajtuar dhe zgjidhur këtë ceshtje një herë e mire”

Kontakte

Për pyetje të medias, ju lutem telefononi në numrin e cel :  069 20 87 930 ose me Drejtorin e ENS, Chris Nash në numrin 0044 (0)20 7354 9631 ose e-mailin [email protected][email protected]

Ky raport do të prezantohet në eventin “ Asnjë fëmijë pa shtetësi” të mbajtur në Strasburg në 21 Shtator. Folësit janë Nils Mulznieks, Komisioner i Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut. Eventi organizohet nga ENS dhe UN Refugee Agency, iniciativa  # ibelong e së cilës kërkon të crrënjos pashtetësinë në një dekadë.
ENS është një rrjet me rreth 50 organizata joqeveritare,  akademike dhe eksperte individual  qe janë përpjekur të adresojnë pashtetësinë në Europë. E vendosur në Londër, ENS është një strukturë e kordinuar dhe burim ekspertësh për organizatat në Europë që punojnë ose janë në kontakt me personat pa shtetësi.
Shërbimi Ligjor Falas, Tiranë, TLAS,  Link-u i website ku është publikuar studimi është si më poshtë: www.tlas.org.al/ raporte/ studime

Si pjesë e fushatës për dhënien fund të cështjes së pashtetësisë, Rrjeti Eurpoian i Pashtetësisë ka realizuar një kërkim të kryer nga anëtarët, në tetë vende, e plotesuar me analiza se si 47 vendet e Këshillit eurpian po veprojnë, në përputhje me detyrimet e tyre ndërkombëtare, për te siguruar që cdo fëmijë do e fitojë shtetësinë. Raporti, i titulluar | Asnjë fëmijë nuk duhet të jetë pa shtetësi” do të publikohet në 21 Shtator dhe do të jetë i aksesueshëm online në www.statelessness.eu.