Partneret

a) Strukturat e Qeverisjes qendrore dhe lokale, si Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Avokati i Popullit, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Instituti i Sigurimeve Shëndetësore, Komunat, Bashkitë etj.

b) Organizatat jofitimprurëse që kanë si anëtarë të tyre klientë të TLAS, të cilët përmbushin kriteret e përzgjedhshmërisë, si p.sh Shoqata e Invalidëve të Punës, Shoqata Amaro-Drom, Shoqata e Personave të Verbër, Shoqata e Jetimëve, Shoqata e Prindërve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar Mendore, Shoqata e Pensionistëve etj.

c) Shoqëri të tjera të Ndihmës Ligjore në Shqipëri dhe jashtë saj.

d) Organizata Jofitimprurëse që veprojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të cilat trajtojnë çështje që lidhen më misionin, synimet dhe aktivitetet e TLAS.

TLAS është anëtar i Koalicionit “Së bashku kundër trafikimit të fëmijëve” dhe Rrjetit Shqiptar të Ndihmës Juridike.

Disa nga partnerët më të rëndësishëm të TLAS:

  • Qendra Shqiptare e të Drejtave të Njeriut;
  • Komiteti Shqiptar i Helsinkit;
  • Fondacioni Shqiptar për Pajtimin dhe Ndërmjetësimin;
  • Koalicioni “Të gjithë së bashku kundër trafikimit” (BKFT);
  • Koalicioni Shqiptar kundër Korrupsionit ( ACAC);
  • Qendra e Studimeve Ligjore të Avancuara;
  • Klinika Ligjore për të miturit
  • Qendra Shqiptare për Personat me Paaftësi (ADRIF);
  • Save the Children;
  • AMARO-DROM;
  • Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare