Shërbimi "Lawline"

 

Ky shërbim ofron këshillime ligjore nëpërmjet linjës telefonike, ku çdokush mund të telefonojë për të kërkuar këshillime ligjore falas dhe një avokat i TLAS do ofrojë këshillim ligjor në një orar të caktuar. Nëse, telefonuesi kërkon të përfitojë nga shërbimet e tjera të ofruara nga TLAS dhe nëse ai përmbush kriteret e përzgjedhjes për të qenë klient i TLAS, ai mund të paraqitet pranë TLAS për të përfituar nga shërbimet e tjera të TLAS dhe avokatët ose këshilltarja paraligjore e TLAS do të ndjekë çështjen. Në këtë mënyrë telefonuesi do të regjistrohet si klient i rregullt i TLAS. 
Gjatë vitit 2012 përfituan nga shërbimi i këshillimit ligjor nëpërmjet telefonit (shërbimi lawline) rreth 602 individë.

Shërbimi i këshillimit ligjor nëpërmjet telefonit ofrohet çdo ditë nga e hëna deri të premten nga ora 08.30 – 16.30.