Struktura Organizative e TLAS

TLAS ka një staf mjaft të kualifikuar si për punën me klientët dhe ndjekjen e çështjeve të avokatisë, ashtu edhe për menaxhimin dhe drejtimin e TLAS.

Organi më i lartë vendimmarrës është Bordi Drejtues, i përbërë nga 5 anëtarë, të cilët kanë një eksperiencë të gjerë në fushën e ligjit, atë sociale dhe të drejtimit. Aktualisht stafi i TLAS përbëhet nga 8 anëtarë.

Në kuadrin e Programit të Internship me Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, TLAS përfshin si pjesë të stafit të tij me kohë të përkohshme edhe studentë nga ky Fakultet.